Aktori i njohur e bën për dy pare Jeton Nezirajn

Aktori i njohur e bën për dy pare Jeton Nezirajn

21:37, 03/03/2022

Aktori, Vedat Haxhiislami ka reaguar ashpër ndaj Jeton Nezirajt i cili sipas tij ka folur në emër të artistave derisa kishte komentuar deklaratat e ministrit të kulturës Hajrullah Çeku, shkruan Syri.net Kosova.

Postimi i plotë:

KUSH JE TI EDHE ME ÇFARË TË DREJTE PO FLET NË EMËN TONIN, O JETON NEZIRAJ?

Kush je ti që po folë në emen t'artistave edhe kush po ta jep këtë të drejt, e aq shumë më dalë më folë sikur me qenë zadhënës i ministrit? Atëher pse kur pe ki mundësinë, qysh ke debati në kallxo.com, nuk po del me mbrojtë Kushtrimin e ministrin, po veç po m'shefesh nëper facebook-a e neper do televizione që i ki bo si shpi tanden, me do gazetarë tu? A ta merr mendja, që ti e don ma shumë se unë Kushtrimin...Ka kush e mbronë Kushtrim Sheremetin, ligji, që ti e ata tut pi thoni byrokraci. Shyqyr që s'ka mbetë n'ty e  pseudoartistat tu që i ki vëndosë nëper gati krejt teatrot e Kosovës e ma se shumti n'TKK, mbrojtja e Kushtrim Sheremetit, se kish maru.
A po harron o Jeton Neziraj, që njihem shumë mirë edhe shumë moti...ta kanë rritë mendjen, tu të thanë Udbash etj...po çfarë udbashi ti...ti je veç një njeri që vunë prej kompleksit të inferioritetit e mundohesh me u shitë si kosmopolitan tu nejt me Shkelzen Maliqin etj etj...po larg je o Jeton...Kosmopolitani për ty osht me shku në Beograd nëper do Puçfarnica (që ju kan thanë viteve të 90-ta, kafe t'kategorisë zhgl), tu i shajt qata njerëz (UÇK-në), djemt e qikat ma të mira të këtij vendi, që n'vitin 2017 i ki pas qu N'PROKURORI, që me demek t'kanë kercenu...e pseudoartistat tu dalin n'KTV e thojnë e kemi pasë jetën n'rrezik e kemë sakrifiku me dhon atë shfaqjen me emnin BORDEL BALLKAN n'TKK (në atë teater qe ta kanë çliru qata që ti i ki qu n'prokurori).
Tash pe kuptoj pse ma heret i ki veshë ata pantollat me dizajn të lekures se gjerpnit, se ti e nderron lekurën bash si gjerpni... heren e dytë e ki bo BALLKAN BORDEL e ia ke nise me demek me sha Arkanin...he një her UÇK-në tu e sha e tani Arkanin...ketë herën e dytë normal qe e ke sha Arkanin, se e ki dhanë BORDELIN në Teatrin Oda të Lirak Çelaj që u kon zani i UÇK-së në kohë t'luftës.
Ooo Jeton, farmerkat e bishti i flokëve e senet tjera, nuk të bojnë kosmopilitan as ty e as ato OJQ-të tua simotra, që vuni me shku me dhon shfaqje të Dragani e Vladani ma perpara se të Vedati e Dardani...A të kujtohet se në fillim të karrieres tande kur pak kush pranojke me lujtë të ti, e unë lujsha se mendojsha se ata që s'po pranojnë po të nënçmojnë (e tash të njejtit janë servilat e tu)..unë mendojsha qe ti je "margaritar" i malsisë së Kaçanikut (që ka qitë gjithmonë trima e Idriz Sefera), po gabim e paskam pasë.
Po tash mbasi pe di kush je, jam i bindun që ty t'shkojnë shumë mirë ato dy thanjet e pleqeve: "S'ka mal pa ni thi të eger" edhe  " S'ka fis pa ni pis".
Mos harro Jeton Neziraj, se të paktën prej kesaj dekades së fundit e knej, teatri osht n'ket gjendje për shkak tandin...e Ti ki ftyrë me thonë "militantet e VV-së po i bojnë presion ministrit", kur dihet cilat parti t'kan  pru ty drejtor artistik e kryetar të Këshillit Drejtues (LDK-PDK)...e ta kanë mundësu që me vite të tana me mjelë, me rjepë e me vëndosë kush me u pranu e kush mos me u pranu në TKK, kush me lujt e kush mos me lujt, sikur atë Teater me ta pas lanë baba.
M'ki pas thanë njëfar kohe në atë zyrën tande të famshme, sa je kanë drejtor artistik  "Ti je njeri shumë i drejt, po ti ngutesh"...nuk ngutna o Jeton, po unë e tham edhe guxoj me than të drejten, se përndryshe t'ish kanë e drejta në anën tande, qito fjalë që po ti tham ty, ia u kisha thonë atyne që t'kishin sulmu ty. Për kët punë po tham, se t'paktën Ti edhe ato OJQ-të tua simotra, s'keni të drejt me thanë as hajna, as militant, as qysh the n'KTV "Mafi kulturore"...se ty nuk t'perket, kështu që rri qaty ku je, zhvat sa po mundesh...e qe të zgatë  bash i gjindëshem je...qysh pat thanë një shok i jemi....me vjedhe e me mashtru, sot osht gjindëshmeri...e ty BRAVO të koftë që je kan kaq i gjindshëm deri tash o Jeton Neziraj!
U lodha tu shkru, se për ty ka shumë me folë, po nëse veç pak ta merr mendja që po trilloj, publikisht po të tham, zgjedhe cilin dush televizion, përfshi ato qe i ki si shpi tandën edhe i qesim faktet...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco