Sa efektive mund të jetë? Anonymous bën luftë kibernetike ndaj Rusisë

Sa efektive mund të jetë? Anonymous bën luftë kibernetike ndaj Rusisë

18:04, 03/03/2022

Një varg sulmesh kibernetike kanë prekur sistemet dixhitale të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të Rusisë .

Në të njëjtën kohë, një fushatë ishte duke u zhvilluar në mesin e grupit haktivist Anonymous, duke i bërë thirrje “ushtrisë” së saj globale të “luftëtarëve” kibernetikë për të synuar Rusinë.

Kush është Anonymous?

Anonymous është një komunitet aktivist global hakerash që ka funksionuar të paktën që nga viti 2008.

Grupi ka marrë më parë përgjegjësinë për aktet e haktivizmit kundër një game të gjerë objektivash, duke përfshirë kundër bizneseve të mëdha dhe qeverive.

Aktivitetet e Anonymous janë shpesh të lidhura me ngjarje të mëdha dhe grupi pretendon se ka një agjendë “anti-shtypje”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco