Postimi prekës i Besarta Jasharit

Postimi prekës i Besarta Jasharit

14:40, 03/03/2022

Bija e heroit Hamëz Jashari, Besarta, ka ndarë me publikun një vepër artistike që i është bërë dhuratë në këtë përvjetor. Në një postim në Facebook, Besarta Jashari ka falenderuar Albion Begishollin për pikturën e dhuruar, shkruan Syri.net Kosova.

“Në 20 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kisha ndarë një fragment nga kujtesa ime për ditët e lavdisë. Ky rrëfim, bëri që artisti Albion Begisholli të visualizoj përmes ngjyrës, në veprën e tij artistike që si personazh jam Unë dhe babushi hero Hamëz Jashari.

Sot, pranova këtë vepër artistike jashtëzakonisht të veçantë, andaj më lejoni të falëmnderoj artistin Albion Begisholli që i premton shumë artit.”, ka shkruar Besarta.

Epopeja e UÇK-së shënohet çdo vit me 5,6 dhe 7 mars, në nderim të sakrificës së Jasharajve, që u flijuan për lirinë e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco