Para dy dite i kërkuan, pajisjet e 'Starlink' për internet të Elon Musk mbërrijnë në Ukrainë

Para dy dite i kërkuan, pajisjet e 'Starlink' për internet të Elon Musk mbërrijnë në Ukrainë

23:41, 28/02/2022
Dy ditë më parë, ukrainasit i kanë bërë thirrje miliarderit amerikan, Elon Musk, që t’ua mundësojë shfrytëzimin e internetit përmes “Starlink”. S’ka vonuar shumë, dhe sot ministri ukrainas i Teknologjisë, Mykahilo Fedorov, ka njoftuar se paisjet që do të mundësojnë lidhjen në internetin e “Starlink” kanë arritur në tokën ukrainase. “Starlink është këtu, faleminderit Elon Musk”, ka shkruar Fedorov në Twitter. Ndërkohë Musk i është përgjigjur duke I thënë “Je i mirëseardhur”. Musk dje kishte njoftuar se shërbimi i Starlink është aktivizuar edhe në Ukrainë. “Starlink” është një satelit i vogël që operon në zonën e poshtme të orbitës së tokës, i prodhuar nga Space X, dhe mundëson shpërndarjen e internetit në shumë pjesë të botës. Pajisje të tilla pritet t’i ndihmojnë jashtëzakonisht shumë ukrainasit, në rast të prishjes së internetit nga shpërndarës të tjerë në Ukrainë si rezultat i luftës dhe bombardimeve të Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco