80-vjetori i regjistrimit të këngëve popullore, kontributi i klasikëve të muzikës shqiptare

80-vjetori i regjistrimit të këngëve popullore, kontributi i klasikëve të muzikës shqiptare

18:44, 28/02/2022

Në kuadër të 80 vjetorit të regjistrimeve të këngëve popullore, Tefta Tashko Koço, Kristaq Koço dhe Kristaq Antoniu, tre prej klasikëve të muzikës shqiptare janë përkujtuar përmes një veprimtarie.

 

Tre klasikët muzikor Tefta Tashko Koço, Kristaq Koço dhe tenori e baritoni Kristaq Antoniu, në vitin 1942 në kompaninë diskografike “Kolumbia”, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale në bashkëpunim me Universitetin e Arteve dhe Arkivin Qëndror të Shtetit, kujtuan veprimtarinë e tyre artistike, ndërsa të ekspozuara ishin disqet me këngët e tyre dhe foto të fondit personal.

 

Për tenorin Kastriot Tusha përparësia që i dhanë këto figura të rëndësishme muzikës popullore vlen shumë edhe për artistët e rinj.

“Kanë vlera të jashtëzakonshme, për mua janë zëra të mrekullueshëm! I dimë incizimet e Tefta Tashko Koços, sidomos ato në Milano. Vlera e tyre, që unë e quaj brez i artë, nuk e kanë ndarë këngën popullore, këngën që ata i ka përfaqësuar që është ADN-ja jonë dhe ky është një mesazh i madh për brezin e ri”– u shpreh artisti Kastriot Tusha.

 

Ri-sjellja në vëmendje e kontributit të muzikantëve e përçimi i tyre në vijimësi mbetet prioritet i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale

Aktiviteti u përmbyll me interpretimin e disa prej këngëve të muzikantëve klasikë nga artistët e rinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco