Apple zhvillon një MacBook me ekran 20 inç të palosshëm

Apple zhvillon një MacBook me ekran 20 inç të palosshëm

20:36, 22/02/2022

Pavarësisht vonesave në zhvillimin e një iPhone-i të palosshëm, një raportim i ri tregon se Apple ka nisur të zhvillojë një “notebook të palosshëm” me ekran masiv 20 inç.

Ky raportim vjen nga një analist i njohur, Ross Young, i cili ka qenë tepër korrekt në deklaratat e tij të mëparshme. 

Nëse raportimi është i vërtetë, kjo gjë tregon se Apple do të shtojë një kategori të re produktesh në linjën e laptopëve të saj.

Young tregon se ky produkt do të ketë dy përdorime: si një notebook me tastierë të plotë në ekran ku paloset ose si një monitor kur hapet dhe lidhet me një tastierë të jashtme. 

Ekrani i kësaj pajisjeje pritet të ketë rezolucion 4K ose më të lartë.

Megjithatë Apple nuk do të jetë kompania e parë që guxon në këtë drejtim, pasi Asus është gati të prezantojë tabletin e palosshëm Windows 17 inç të quajtur Zenbook 17 Fold. 

Dhe Samsung po përgatitet në këtë fushë, dhe kjo gjë u bë e ditur pas prezantimit të Galaxy Flex Note më herët gjatë këtij viti.

Megjithatë asnjëra prej pajisjeve të lartpërmendura nuk do të ketë një ekran kaq të madh sa ai i Apple. 

Analisti tha se Apple nuk ka nevojë aspak të nxitojë në prodhimin e kësaj pajisje dhe data e lançimit mund të jetë e largët, dikur në vitin 2026 apo 2027.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco