E trishtë! Ylli i 'Youtube' ndërron jetë në moshën 31-vjeçare

E trishtë! Ylli i 'Youtube' ndërron jetë në moshën 31-vjeçare

20:55, 21/02/2022

Ylli britanik i YouTube dhe themeluesi i platformës SBTV, Jamal Edwards ka vdekur në moshën 31-vjeçare.

Vdekja e tij u konfirmua nga përfaqësuesit e kompanisë së tij mediatike për “BBC” më 20 shkurt, pas raportimeve në mediat sociale. Ndërkohë, shkaqet e vdekjes së muzikantit nuk dihen akoma.

Edwards themeloi platformën online në vitin 2006, me një fokus fillestar në muzikën urbane dhe ka ndihmuar në nisjen e karrierës së shumë artistëve në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Ed Sheeran, Jessie J dhe reperin Dave.

Ai mori pjesë në Brit Awards në fillim të këtij muaji dhe thuhet se performoi si DJ në një koncert në veri të Londrës të shtunën mbrëma.

Ai ishte adoleshent kur filloi SBTV për të ngarkuar klipe që regjistroi nga miqtë e tij dhe që atëherë e ka rritur kanalin YouTube në një transmetues të të rinjve në internet në miliona abonentë.

SBTV ka realizuar video muzikore me artistë të njohur si Nicki Minaj, duke fituar më shumë se 1.2 milionë abonentë.

Pas lajmit për vdekjen e tij emra të njohur kanë reaguar përmes rrjeteve sociale.

Një ndër to ka qenë dhe Dua Lipa e cila ka shprehur ngushëllimet e saj nëpërmjet një ‘Instastory’

“Zemërthyer të dëgjoj këtë lajm,” u shpreh ajo ndër të tjera në postimin e ndarë me ndjekësit e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco