Nryshimet e reja të Meta, i prezanton Mark Zuckerberg

Nryshimet e reja të Meta, i prezanton Mark Zuckerberg

16:20, 16/02/2022

“Lëviz shpejt”, “ndërto gjëra të mrekullueshme” dhe “jeto në të ardhmen” ishin ndër ndryshimet e reja të Meta-s të prezantuara nga Mark Zuckerberg të martën, ndërsa kompania përballet me shumë probleme drejt realitetit virtual.

Në një postim të shpërndarë në faqen e tij në Facebook, Zuckerberg tha se Meta tani ishte “një kompani metaverse, që ndërton të ardhmen e lidhjeve sociale” dhe jo kryesisht një kompani e mediave sociale. Kompania gjithashtu tani po i quan punonjësit e saj “metamate”.

Pas ndryshimit të fundit të emrit, Zuckerberg tha se ai donte të rregullonte politikat dhe vlerat e kompanisë, të cilat nuk ishin përditësuar që nga viti 2007. Ai gjithashtu inkurajoi punëtorët të “përqendroheshin në ndikimin afatgjatë”, ndoshta një shenjë për shqetësimet e investitorëve për pasojat e menjëhershme nga problematikat që ka.

“Ne duhet të marrim përsipër sfidat që do të jenë më të efektshmet, edhe nëse rezultatet e plota nuk do të shihen për vite”, tha ai.

Takimi vjen ndërsa punonjësit përballen me zhvendosjen e shpejtë të kompanisë nga biznesi i mediave sociale që ka shpenzuar për dekada duke ndërtuar. Inxhinierët në Instagram dhe Facebook thuhet se janë inkurajuar të aplikojnë për punë në departamentet e metaverse dhe realitetit virtual në kompani, dhe Meta ka punësuar mijëra punëtorë të rinj nga kompani rivale si Apple.

Punonjësit nuk janë të vetmit që tremben nga ndryshimet: investitorët duken gjithashtu të kujdesshëm. Aksionet e Metës morën një rënie historike pas raportit të saj më të fundit të të ardhurave, duke e bërë kompaninë të humbasë më shumë se 230 miliardë dollarë në vlerën e tregut.

Por Zuckerberg është dukur i palëkundur në besimin e tij se metaverse është një sipërmarrje e denjë dhe ka investuar tashmë 10 miliardë dollarë në projekt. Në një telefonatë të fundit, ai siguroi investitorët: “Jam i kënaqur me momentin dhe përparimin që kemi bërë deri më tani dhe jam i bindur se këto janë investimet e duhura për ne që të fokusohemi në ecjen përpara”.

Meta jo vetëm ndryshoi rregullat e brendshme, por edhe markën e jashtme. Ajo tha të martën se kishte riemërtuar News Feed, një nga produktet e saj më të njohura duke ndryshuar emrin në thjesht “Feed”.

Ajo gjithashtu njoftoi të martën se kishte blerë zyrtarisht Kustomer, një platformë e menaxhimit të shërbimit ndaj klientit.

Stuhia e riemërimeve të martën vjen pasi Meta zgjidhi një nga polemikat e saj të shumta këtë javë, një padi dhjetëvjeçare e vjetër mbi përdorimin e “cookies” nga kompania në 2010 dhe 2011 që gjurmonte njerëzit në internet edhe pasi ata dilnin nga platforma Facebook.

Si pjesë e zgjidhjes së propozuar, e cila duhet të miratohet ende nga një gjyqtar, Meta ka pranuar të fshijë të gjitha të dhënat që ka “mbledhur gabimisht” gjatë asaj periudhe. Kompania do t’u paguajë gjithashtu 90 milion dollarë përdoruesve që kanë paraqitur një kërkesë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco