Rinis filmi biografik për Michael Jackson, pas rrëzimit të padive të 'Leaving Neverland'

Rinis filmi biografik për Michael Jackson, pas rrëzimit të padive të 'Leaving Neverland'

13:06, 09/02/2022

Një film biografik për Michael Jackson është duke u përgatitur nga producenti fitues i Çmimit Oskar të "Bohemian Rhapsody".

Graham King, i cili krijoi filmin fitues të Çmimit Oskar, që bën kronikën e jetës së kreut të grupit “Queen”, Freddie Mercury, do t'i bashkohet John Logan-it i cili shkroi skenarin për filmin epik të viteve 'Gladiator' të viteve ’90.

Lionsgate, që do të shpërndajë filmin, tha se filmi do të japë "një portret të thellë të njeriut të ndërlikuar që u bë Mbreti i Pop-it" dhe do të sjellë në jetë "interpretimet e tij më ikonike".

Duke premtuar depërtim në  procesin artistik të këngëtarit të "Thriller", filmi do të përfitojë nga një sërë fitoresh gjyqësore që i dhanë fund krizave të rëndësishme ligjore.

Ngritja më e fundit e emrit të Jackson përfshijnë muzikalin e bërë së fundmi në Broadway, "MJ: The Musical" si dhe një dokumentar "Lifetime" mbi Janet Jackson të titulluar "Janet".

Cilat ishin problemet ligjore të Michael Jackson?

Dokumentari i HBO-së i vitit 2019 "Largimi nga Neverland" ngriti përsëri akuzat për ngacmim të fëmijëve prej tij. Paditë dikur të vdekura të ngritura nga dy burrat e paraqitur në të ishin ringjallur nga ndryshimet në ligj dhe një vendim në apelimin e pasurisë për një faturë tatimore prej 700 milionë dollarësh, kërkonte vite për t’u përmbushur.

Paditë e të dy akuzuesve u rrëzuan dhe vendimi për çështjen tatimore e pakësoi në mënyrë të ndjeshme faturën.

Dy burrat e paraqitur në dokumentar po e apelojnë rrëzimin e padive të tyre dhe HBO e ka mbrojtur "Leaving Neverland" si një pjesë të vlefshme dhe të rëndësishme të gazetarisë dokumentare.

Ipo ionikisht, fitorja që u dha për çështjen e tatimeve erdhi pjesërisht sepse gjykatësi besonte se vlera e imazhit së Xheksonit ishte pakësuar rëndë nga akuza të tilla në kohën e vdekjes së tij, pavarësisht lirimit të tij në gjyqin për ngacmim të fëmijëve në vitin 2005.

Çfarë dimë për filmin deri tani?

Pasuria e Jackson ka sjellë 2,5 miliardë dollarë të ardhura në 11 vitet e fundit dhe Jackson ka mbetur i famshmi i vdekur me përfitimin më të lartë çdo vit që nga vdekja e tij në moshën 50-vjeçare.

Pak u zbulua për filmin, dhe asnjë regjisor apo trupë nuk është shpallur, por emrat që që qëndrojnë pas tij të thonë se synimi janë çmimet. Graham King dhe John Logan të dy u kandiduan për Çmimin Oscar për bashkëpunimin e tyre të mëparshëm tek "The Aviator".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco