Do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Venedikut, Çeku i jep mbështetje Ferrit

Do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Venedikut, Çeku i jep mbështetje Ferrit

22:24, 25/01/2022

Artisti Jakup Ferri do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Edicionin e 59-të të Bienales së Artit në Venedik për vitin 2022, ndërsa kuratore do të jetë Inke Arns, shkruan Syri.net Kosova.

Për të përcjellë përgatitjet dhe parë nga afë punën e artistit, sot në studion e tij qëndroi për vizitë Ministri Hajrulla Çeku dhe këshilltarja Nora Arapi-Krasniqi, ku takuan artistin Jakup Ferrri, kuratoren Inke Arns dhe ekipin e pavijonit.

Sipas njoftimit, ekipi i Kosovës që do të prezantohet në Bienalen e Venedikut, e njoftuan për përgatitjet që janë duke u bërë dhe punës që do të përzgjidhet për prezantim si në Sale D’armi, Arsenale në Venedik. 

Artisti Ferri shpalosi pikturat, tapiseritë dhe qëndisjet të cilat i punon së bashku me gratë të cilat vazhdojnë t’i ruajnë këto tradita artizanale. 

Ministri Çeku shprehu gatishmërinë e plotë të ministrisë në mbështetje pavijonit që Kosova të prezantohet sa më dinjitetshëm në Venedik. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco