Drama 'Miu' shfaqet nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Drama 'Miu' shfaqet nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës

20:52, 14/01/2022

Drama “Miu” me tekst të Shaip Grabovcit dhe regji të Naser Shatrollit e Lirim Behlulit, shfaqet nesër në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja “Miu” trajton një segment prekës të historisë viteve të fundit të ish-Jugosllavisë.

“Fabula zhvillohet në rrethana hetuesie, vitet e ’80 -ta, koha kur shfaqen në horizont acarimet në mes pushtetit dhe bashkëpunëtorëve të pushtetit. Është dramë psikologjike që luhet brenda rubikonit të absurdit dhe logjikës së11 gjetjeve autoriale”, thuhet në njoftim.

Në shafqje luajnë: Butrint Lumi dh Ammar Havziji.

“Miu” është prodhim i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco