I riu shqiptar mbërrin në majat e gjigandit mediatik britanik

I riu shqiptar mbërrin në majat e gjigandit mediatik britanik

15:51, 14/01/2022

Art Sejdiu është zgjedhur anëtar i 'Channel 4 Executive', që është një komision i cili e përcakton strategjinë zhvillimore financiare dhe programore të këtij gjiganti televiziv britanik, shkruan Syri.net Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim, Daut Daut publicist kosovar që jeton në Angli.

Ai ka shkruar se ky është një lajm i rëndësishëm për shkak se Arti është i ri, nën moshën 30 vjeçare.

Art Sejdiu më herët ka punuar si producent televiziv për kompaninë RDF. Këtë lajm Arti e ka shënuar në Twitter ku thot se mburret për këtë sukses që e ka arritur 'duke qenë djalë i prindërve refugjatë nga Kosova'.

“Kjo është një vazhdimësi e sukseseve tona në Londër dhe vetëm në Britani të rinjtë tanë mburren që prindërit i kanë pasur refugjat ose që kanë qenë edhe vet të tillë.”, ka thënë më tej Dauti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco