Filmi me fitimet më të mëdha është ‘Spider- Man: No Way Home’

Filmi me fitimet më të mëdha është ‘Spider- Man: No Way Home’

23:22, 27/12/2021

Pjesa e fundit e Spider-Man është bërë filmi i parë në pandemi që ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë (750 milionë £) në arkat globale.

“Spider-Man: No Way Home” mori gjithashtu titullin e filmit me fitimin më të madh të vitit 2021, raporton BBC.

Ai mundi filmin e prodhuar nga Kina për luftën koreane, “Beteja e Liqenit Changjin”, i cili ka fituar më shumë se 905 milionë dollarë në mbarë botën.

Filmi i fundit që fitoi më shumë se 1 miliard dollarë ishte “Star Wars: The Rise of Skywalker” i vitit 2019, sipas kompanisë “Comscore”.Asnjë prodhim tjetër i Hollivudit nuk i është afruar këtij përfitimi që nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë.Gjatë fundjavës, fitimet për filmin më të fundit të Marvel Cinematic Universe arritën në 1.05 miliardë dollarë.

Bashkëprodhimi midis “Sony” dhe “Disney” arriti momentin historik më pak se dy javë pas premierës së tij, edhe pse varianti Omicron i COVID-19 është përhapur me shpejtësi në mbarë botën, duke ngritur shqetësime të reja.

Filmi nuk është shfaqur në Kinë, e cila aktualisht është tregu më i madh i kinemasë në botë.

“Spider-Man: No Way Home” me Tom Holland i cili kthehet si Peter Parker së bashku me MJ e portretizuar nga Zendaya dhe Benedict Cumberbatch si magjistari Doctor Strange.

“Spider-Man: Far From Home” i vitit 2019 ishte filmi i parë i Spider-Man që ka thyer shifrën e 1 miliard dollarëve në arkë dhe aktualisht është filmi me fitimet më të larta me 1,132 miliardë dollarë në shitjet e biletave në të gjithë botën, sipas “Comscore”.

Filmi është një bashkëpunim midis Studios Marvel të Disney dhe Sony.

Në vitin 2015, Disney, Marvel Studios dhe Sony ranë dakord të ndajnë të drejtat e filmit për Spider-Man, gjë që çoi në një

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco