Ndarja e Çmimeve Kombëtare për Letërsinë 2020, vlerësohen shkrimtarët në 5 kategori

Ndarja e Çmimeve Kombëtare për Letërsinë 2020, vlerësohen shkrimtarët në 5 kategori

18:13, 20/12/2021

Njëzetë këngëtarë do të jenë në garë për të fituar kompeticionin e muzikës, i cili përfaqëson Shqipërinë në Eurosong. Nga data 27 Dhjetor deri më datë 29 Dhjetor, dashamirësit e artit do të njihen me 20 këngët e përzgjedhura nga juria.

“Në ëndërr mbete ti”, një vajze që takohet në ëndërrime e që i përafrohet mrekullisë. Kënga që i ngjan një poezi të përshpirtshme i dedikohet dashurisë, ndërsa për herë të parë Gjergj Kaçinarin e shohim krejt ndryshe me një këngë në shqip.

Në kërkim të dikujt që akoma nuk e ke takuar, Evi Reçi i këndon dashurisë. “Më duaj” si një ndjellje e ngrohtë ndjesie, që gufon shpirtin, ndërsa këngëtarja pret vlerësim nga juria.

Evi Reçi i frymëzuar nga një histori dashurie e përjetuar, Alban Ramosaj tregon se si erdhi tek ai kënga “Theje”, ndërsa zbulon edhe detajet të tjera nga netët e performancave live në Pallatin e Kongreseve. 

“Sekreti” që u shkon aq shumë netëve plot dritë e ndjesive të thella. Kënga  është një shkrirje e melodive popullore dhe atyre moderne, ndërsa Ronela Hajati thotë se nuk do të mungojë edhe koreografia.

Sinkron Rone“Kujë” si një britmë shpërthyese e artistit ndaj realitetit, Kastro Zizo vjen si rrallëherë me një këngë që përcjellë mesazhe të forta, ndërsa ndalet edhe te mënyra se si e priti publiku “Kujën”

Në këtë edicion të 60 të festivalit të këngës do të ketë pjesëmarrjës edhe zëra të rinj. Kejsi  Rrustja fton në “Vallëzim” gjithë dashamirësit e muzikës,  teksa shprehet e emocionuar për interpretimin në netët live.

Kelly nuk ka preferuar t’i largohet as këtë herë zhanrit të tij. “Meteor” krijon një tablo ngjyrash e tingujsh që shkrihen magjishëm gjatë performancës.

E emocionuar për mirëpritjen e këngës së saj Ester Zahiri, një nga zërat e rinj,  që konkurrojnë këtë vit në festival, na tregon se si është të ndash skenën e të interpretosh mes zërash që janë të afirmuar e për “Hijenën”, që ndihet mes mes dy njerëzish, si metaforë e humbjes. Prej 5 vitesh si back vocal në Festival, Margret Radovani vlerëson prurjet e këtij viti, ndërsa pohon e kënaqur se përgatitjet po shkojnë mrekullisht mirë.

Nata e parë e festivalit është konceptuar si nata retro, ndërsa natën e dytë do të jetë nata midis dy kohëve, para viteve 90 dhe pas viteve 90, në të cilën priten të ngjiten në skenë artistët që kanë lënë gjurmë ndër vite në festival. Nata e tretë që është edhe përmbyllëse për festivalin do të jetë e ngjashme me Festivalin e Eurovizionit, do të ketë komente dhe performanca. Për të mësuar fituesin duhet të presim datën 29 Dhjetor e deri atëherë, urojmë që të fitojë më i mirë e të kemi një përfaqësim dinjitoz në Eurosong.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco