MKRS për herën e parë mbështet artistët vendor me blerjen e veprave të artit

MKRS për herën e parë mbështet artistët vendor me blerjen e veprave të artit

17:30, 07/12/2021

Për herë të parë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështet artistët vendor me blerjen e veprave të artit, shkruan Syri.net Kosova.

Janë shpallur përfituesit e përzgjedhur nga moduli i blerjes së veprave të artit në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ky modul do të jetë i përvitshëm dhe ka për qëllim ruajtjen, mbështetjen dhe promovimin e krijimtarisë vendore bashkëkohore dhe pasurimin e fondit aktual shtetëror të artit. 

Të gjitha këto vepra do të inventarizohen, mbrohen dhe të bëhen pjesë e koleksioneve të Galerisë, Bibliotekës Kombëtare dhe muzeve të Kosovës. Ndërsa do të shpërndahen dhe ekspozohen në Institucionet e Kosovës brenda dhe jashtë vendit.

Procesi i përzgjedhjes së blerjes së veprave të artit është bërë nga dy komisione të vlerësimit. Komisioni i parë kishte antarë Zake Prelvukaj, Arta Agani, Vesa Sahatçiu, ndërsa komisioni i dytë ishte i përbërë nga Sislej Xhafa, Eleni Laperi dhe Dita Starova Qerimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco