Froni i takon ‘La Casa de Papel’! Seriali spanjoll është sot më i njohuri i ‘Netflix’

Froni i takon ‘La Casa de Papel’! Seriali spanjoll është sot më i njohuri i ‘Netflix’

16:57, 07/12/2021

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! “La Casa de Papel” është shfaqja më e njohur në “Netflix” për momentin, sipas sistemit të renditjes publike të shërbimit të transmetimit.

Episodet e fundit të dramës spanjolle të grabitjes u publikuan më 3 dhjetor, duke përfunduar serialin me tre sezone (i cili u nda në pesë pjesë të ndryshme). “La Casa de Papel”, një nga shfaqjet më të ndjekura në gjuhën jo-angleze në ‘Netflix’, është një shembull tjetër i suksesit të platformës me programimin ndërkombëtar.

 

Më pas në renditje është shfaqja fantastiko-shkencore “Lost in Space”, e cila pati premierën e sezonit të tretë dhe të fundit më 1 dhjetor. Në vendin e tretë është “True Story”, një mini-serial i ri dramatik me Kevin Hart dhe Wesley Snipes. (Dhe jo, pavarësisht asaj që sugjeron titulli, është kryesisht një vepër e trilluar.)

“CoComelon” është gjithashtu përsëri në Top 10 pas një rënie të shkurtër në renditje në fillim të këtij muaji.

 

Sa i përket serialeve të tjera miqësore për fëmijët, seriali i animuar “Jurassic World Camp Cretaceous” është gjithashtu në listë.

Në Top 10 janë gjithashtu edhe “The Queen of Flow”, respektivisht e katërta, “Selling Sunset” në vendin e gjashtë, “Cowboy Bebop” e parafundit, ndërsa lista mbyllet nga “Maid”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco