MKRS bën shpalljen publike për çmimin kombëtar letrar dhe vepër jetësore 'Azem Shkreli'

MKRS bën shpalljen publike për çmimin kombëtar letrar dhe vepër jetësore 'Azem Shkreli'

19:43, 06/12/2021

Ministria e Kulturës ka bërë shpalljen publike për propozimet për çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore 'Azem Shkreli' dhe çmimet tjera për Letërsi për vitin 2021, shkruan Syri.net Kosova.

"SHPALLJE PUBLIKE
Për propozimet për çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore "Azem Shkreli", dhe për çmimet tjera për Letërsi për vitin 2021.
Propozimet bëhen përmes nominimit nga:
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës,
Instituti Albanologjik i Prishtinës,
Biblioteka Kombëtare e Kosovës,
Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës,
Shtëpitë botuese të Kosovës,
Redaksitë e gazetave dhe revistave letrare-kulturore të Kosovës,
Asociacionet e shkrimtarëve që veprojnë brenda territorit të Kosovës,
OJQ-të që merren me veprimtari kulturore në Kosovë,
Personalitetet me reputacion publik
Autorët e Veprave Letrare
Propozimi me shkrim duhet të dërgohet nga data: 06 Dhjetor 2021 deri me 06 Janar
2022.", thuhet në njoftimin e MKRS-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco