Nga fëmijëria e tij e errët deri tek suksesi/ Kush është reperi nga Tepelena që po pëlqehet nga grekët për muzikën e tij?!

Nga fëmijëria e tij e errët deri tek suksesi/ Kush është reperi nga Tepelena që po pëlqehet nga grekët për muzikën e tij?!

11:08, 06/12/2021

Kënga ‘Biznes’ e tij ka arritur 10 milion shikime ndërsa në vitin 2019 ishte e treta ndër dhjetë videoklipet më të njohur në Youtube shkruan media greke Prothema.

I lindur në Tepelen Klaudio Dhespo  ose siç njihet ndryshe me emrin e arit ‘’Toquel” është vendosur në rend të ditës jo për ndonjë sukses të ri por për sherrin që shpërtheu pak ditë më parë në një klub në Patras gjatë pranisë së tij në skenë.

Në fakt u deshtë ndërhyrja e Policisë për t'i dhënë fund sherrit të ashpër për shkak të të cilit mbetten të plagosur disa prej spektatorëve. 

“Po të mos kishte ardhur policia, do të kishte ndodhur masakër” ishte deklarata e reperit pas incidentit.

Kjo nuk është hera e parë që Tockel përballet me dhunë. 

Gjatë fëmijërisë së tij, në moshën 4-5 vjeç, ai ishte dëshmitar i rrahjes së nënës së tij nga i ati, i cili shpenzonte paratë që fitonte nga puna që bënte, kryesisht hidraulike, elektrike dhe riparime shtëpish e ndërtesash në Kretë në bixhoz.

''Kam 25 vite në Greqi, që në moshën 9-muajshe kur erdha nga Tepelena e Shqipërisë në kurrizin e babait dhe nënës. Babai im punonte hidraulik, elektriçist, dhe nëna ime ishte pastruese dhe kujdesej për një grua që ishte pranë shtëpisë tonë. Deri në një moment fëmijëria ime ishte e mirë. Kur shkova në shkollën fillore filluan problemet. Babai im u shndërrua në një mizor dhe nëna ime u sëmur. Babai nuk pinte, por luante kumar. Ai luante shumë dhe abuzonte me nënën time. Ajo ka ngrënë dru, nuk është gënjeshtër, shumë dru' është shprehur Toquel pak ditë më parë në emisionin një grek duke shtuar: “Është një fenomen i zakonshëm në ditët e sotme. Unë njoh të tjerët që kanë histori të ngjashme me të timen.Nga Shqipëria, nga Bullgaria, nga Rumania, nga Greqia, nga ku të doni. Shumë baballarë  problemet e tyre psikologjike i zbrasin tek gruaja”.

Babai i tij u largua nga shtëpia kur ishte rreth 9 vjeç dhe krijoi familje me një grua tjetër në Shqipëri.

 Më pas Klaudio i vogël filloi të punonte dhe të ndihmonte nënën e tij në pastrimin e shtëpisë, ndërsa kur ishte adoleshent punonte në një treg publik.

 Mbaroi shkollën me një mijë mundime dhe vetëm gjimnazin.

Ai filloi të merrej me muzikë në klasën e 6-të, ndërsa muzika rep e magjepsi kur një ditë vëllai i tij i madh solli në shtëpi filmin "8 milje" me reperin e njohur Eminem. 

 Nga viti 2008 ai filloi dalëngadalë të shkruante dhe publikonte këngët e tij, por suksesi erdhi pas 11 vitesh, në vitin 2019.

Deri atëherë Claudio kishte realizuar 6 albume të cilat nuk patën një ndikim të madh në publik dhe nuk i dhanë paratë e nevojshme për të jetuar. 

Ai i mori të ardhurat nga aktivitetet ilegale dhe punët që nuk ishin kurrë të qëndrueshme. 

Ndër aktivitetet ilegale ishte edhe tregtia e vogël e drogës, hashashit dhe kokainës .

Pak para se shkonte nga Heraklioni i Kretës në Athinë, ai ishte me nënën e tij në Korfuz ku qëndruan rreth 8 muaj dhe më pas u kthyen në Kretë.

 Ai i dërgoi disa nga këngët që publikoi në shtëpi diskografike, kështu që ata e ftuan në disa reklama ku kishin nevojë për një reper, duke fituar mirë dhe me këto të ardhura vajti në Athinë.

Ai bleu altoparlantë, një kompjuter dhe bëri një studio të vogël.

 Por ai nuk fitonte mjaftueshëm para dhe së bashku me vëllai i tij më i madh shpërndanin drogë, derisa e kuptoi se nëse vazhdonte, do të përfundonte në burg, si shokët e tij. 

Në studio ai shkruan këngë, bën produksionet e tij, por siç u përmend më lart suksesi i madh do të vijë në vitin 2019 me albumin e tij të 7-të dhe këngën "Biznes".

 Në tre muajt e parë, kënga kishte mbi 9.5 milionë shikime në YouTube dhe ishte në vendin e parë në Top 50 në Spotify greke për 16 ditë. 

Ai tani ka një kontratë me Minos EMI, filial i Universal, dhe me paratë e para që fitoi blen një makinë sportive coupe. 

Në vitin 2020 publikon një tjetër hit me titull “Pistol”, ku numëron 17 milionë shikime, ndërsa prillin e kaluar publikoi këngën “Diamante”.

Një fëmijë me fat, por me një të shkuar të munduar do ta thonë disa që e njohin reperin, pasi që në moshë të vogël, përveç problemeve të tij me krizat e panikut, i është dashur të përballet edhe me problemet shëndetësore të nënës së tij, e cila vuan nga sëmundja e Parkinsonit. 

Por ngjarja më e rëndë ishte vdekja e vëllait të tij të madh me motor, diçka që e bëri të urrente makinat.

 Shumica e teksteve të këngëve të tij janë nga përvoja personale, ndërsa siç ka deklaruar herë pas here:

“Këngët e mia u drejtohen atyre që i detyroi jeta, por në fund ia dolën. Besoj se jam një shembull pozitiv që disa duhet ta shikojnë dhe të kuptojnë se asgjë nuk është e pamundur, se kudo që të jesh, çfarëdo që të kesh, ka gjithmonë një rrugë. Ajo që duhet të gjesh është forca brenda teje, askush nuk mund të të ndihmojë aq sa ti” .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco