Suksesi botëror i vlerësuar më çmimin “Willy Russell”, mbërrin në Shkodër në datat 8 dhe 9 dhjetor, në Teatrin Migjeni, në orën 18:00.
Me një kast aktorësh të talentuar si Laura Nezha dhe Mehmet Xhelili dhe me regji të Kiço Londo.
Kur parukierja e martuar Rita regjistrohet në një kurs universitar për të zgjeruar horizontet e saj në letërsi, nuk e kupton fare se ku do ta çojë udhëtimi.
Mësuesi i saj Frank është një akademik i shkëlqyer, poet i frustruar, alkoolist i përkushtuar, që është pak entuziast për të marrë Ritën si studente, por kur këta dy njerëz mblidhen së bashku, shpejt kuptojnë se sa shumë mësojnë nga njëri -tjetri.
Ky prodhim i drejtuar nga Kiço Londo i Teatrit Shëtitës "Çajupi" ka marrë nga publiku vlerësime pozitive.
Për ta ndjekur komedinë nga afër, mund të rezervoni në numrin 0694085466.
© SYRI.net