'Për një film të Adem Jasharit do të duhej të shpenzoheshin dhjetëra miliona euro'

'Për një film të Adem Jasharit do të duhej të shpenzoheshin dhjetëra miliona euro'

13:35, 01/12/2021

 

Fatmir Spahiu, aktor e personazh i njohur nga kultura e arti thotë se në Kosovë, aktualisht janë yje opinionistët dhe jo artistët. Ai ka komentuar edhe në lidhje me realizimin e mundshëm në një filmi për Komandantin Legjendar, Adem Jashari, dhe kinematografinë në lidhje me luftën në Kosovë.

Këto komente ai i bëri në një debat me studentët e gazetarisë, e të drejtimeve tjera në Kolegjin UBT.

Në diskutimin me të rinjtë, Spahiu tha se shpreson që të ngelet në Kosovë e të mos ikin jashtë vendit.

Aktori i njohur mbarë kombëtarë dhe njëherit edhe regjisor i filmit, foli edhe për angazhimin në produksionin e tij “Buka”.

Pjesëmarrësi në festivalet e kategorisë A, Fatmir Spahiu, tregoi para studentëve se është edhe anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit.

“Kjo çka shohim ne në televizionet, tona nuk është televizion… Tash për tash, në televizionet tona kemi vetëm politikë e energji negative. Emisioni politik është më i lirë, sjellja e politikanëve është shumë e lirë, shikueshmëria është e madhe”, tha Spahiu.

Sipas tij, në Kosovë është më yll një opinionist se sa një aktorë, duke e parë këtë si padrejtësi dhe rrezik.

Sa i përket pyetjes për mbështetje nga institucionet shtetërore, Spahiu e quajti “humorisik” buxhetin e ndarë të shtetit për artin.

Komplet kinematorgafia kosovare sipas tij, ka pas shuma simbolike të parave për realizimin e dhjetëra filmave.

“Për me fitu respektin vendor duhet të jetosh në Londër. Po të shkosh kudo në botë ke respekt si filmbërës nga Kosova. Ligji për mbrojtjen e autorit në Kosovë, është fantastik, por që nuk e di nëse funksionon”, shtoi ai.

Spahiu tha se ne punojmë me shumë pak para, e që bëhët shumë zhurmë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që nuk ka ende film për Adem Jasharin. Kjo për shkak të buxhetit, e kjo për arsye të distancës kohore. Një film për figurën e Adem Jasharit duhet të investoheshin dhjetëra e miliona euro buxhet. Më shumë prodhime për luftën e Kosovës ka RTS serbe, sesa RTK-ja. Serbët prodhojmë e bëhen pronarë të gënjeshtrës, kurse ne jemi viktima të së vërtetës kemi shumë figura ku mund të shndërrohen në dokumentar”, deklaroi Spahiu.

Rolet më sfiduese për Spahiun thotë se i ka patur në teatër, derisa është pyetur edhe për angazhimet e tij humanitare, për të cilat thotë se i ka vullnetare dhe nuk i takon ndonjë organizate.

Ai ka paralajmëruar një projekt të ri vjeshtorë që lidhet me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco