Do fitojë?/ Barack Obama nominohet për ‘Grammy’

Do fitojë?/ Barack Obama nominohet për ‘Grammy’

16:59, 24/11/2021

Ish-presidenti Barack Obama ka fituar të njëjtën sasi nominimesh për “Grammy” këtë vit, njësoj si këngëtarja Taylor Swift, e cila padyshim ka pasur vitin e saj më të mirë deri më sot.

Të dy, Obama dhe Swift morën një nominim të vetëm këtë vit nga akademia e regjistrimit, ku i pari u dominua për albumin më të mirë të folur për versionin e librit audio të kujtimeve të tij të vitit 2020, “A Promised Land”.

 

Swift, nga ana tjetër, mori një nominim në kategorinë e albumit të vitit për Evermore.

Pavarësisht nominimit të Swift, shumë fansa dolën në rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre për mospërfilljen.

               

Një fitore e Obamës në Grammy të këtij viti do të shënonte herën e tretë që e merr këtë çmim. Ai ka fituar më parë një Grammy në 2006 dhe 2008 në të njëjtën kategori.

Mes të nominuarve në kategorinë e tij, Obama do të përballet me komedianin kontrovers Dave Chappelle dhe poetin Amir Sulaiman, të cilët fituan një nominim për specialen e tyre të “Netflix” të fokusuar te George Floyd, “8:46”.

 

Vendimi për të nominuar Chappelle, pavarësisht faktit batutave të tij kundër personave transgjinorë, sigurisht që do të ketë reagime, por komediani nuk është e vetmja figurë problematike që Akademia ka zgjedhur për të nominuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco