“Zgjoi” thyen rekord të shikueshmërisë për filma vendorë

“Zgjoi” thyen rekord të shikueshmërisë për filma vendorë

16:02, 24/11/2021

Filmi vendor Zgjoi që ka filluar shfaqjen në Cineplexx më 28 tetor, dhe deri më tani ka arritur të sjellë 20,000 vizitorë në kinemanë më të madhe në Kosovë, duke u bërë kështu filmi më i shikuar vendor deri më tani në Cineplexx.

Me 20,000 bileta të shitura deri tani, Zgjoi ka thyer rekord të shikueshmërise dhe tanimë është filmi me numrin më të madh të biletave të shitura për filmat vendor në Kosovë. Filmi Zgjoi ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm tek publiku Kosovar, duke bërë që çdo natë në të dy kinematë, shfaqjet e filmit Zgjoi të mbushin sallat plot.

Filmi po shfaqet ende në 8 orare të ndryshme çdo ditë në kinemanë në Prishtinë dhe në 6 orare në kinemanë në Prizren, duke u mundësuar të gjithë të interesuarve për ta shikuar në termine të ndryshme.

Filmi pëcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco