SONTE!

SONTE!

21:49, 21/11/2021
Poezi nga Astrit Veliqi

SONTE

Sytë mbjellin gjumin

Në ketë çast
Me shi...

Një molisje ndizet

Mbi shtrat në vetmi...

Nën krijaturë

Portretin ta puthë

Por kot e pushtoj

Kur ëndrra  merr fund

S’mundem të vallëzoj

Me belin tënd finok

Nën dritën e shtratit

Kujtimin kam shok

Mbështillemi me pezhishkë

Në heshtje në mesnatë

E loja prapë fillon

Nën shiun pa maskë

(Poezi nga përmbledhja ‘Mozaik me kujtime’, Logos A, Shkup, 2007)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco