Mos e humbisni, vjen traileri më i ri i filmit 'Spider-Man' (Video)

Mos e humbisni, vjen traileri më i ri i filmit 'Spider-Man' (Video)

18:34, 17/11/2021

‘Trailer’-i i filmit më të ri të “Spider-Man” është tashmë në duart e publikut.

Më shumë se dy vjet pas publikimit të “Spider-Man: Far From Home”, ka mbërritur tashmë ‘trailer’-i për filmin e tretë me protagonist Tom Holland.

‘Trailer’-i i publikuar të martën, përmban atë që posteri la të kuptohet më parë: paraqitje të kundërshtarëve të famshëm të Spider-Manit në në takluarën si: Electro, Green Goblin dhe Doctor Octopus.

“Ata janë një rrezik për universin tonë”, i thotë Doktor Strange, duke i shpjeguar rrëmujën në të cilën janë.

Kjo rrëmujë, për të qenë më specifik, është një magji e gabuar pasi Peter kërkon ndihmën e Strange për të zhbërë dëmin e bërë nga Mysterio në fund të filmit të fundit, në të cilin Peter iu ekspozua botës si Spider-Man.

“Spider-Man: No Way Home” do të jepet premierë në kinema më 17 dhjetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco