Si po mashtrojnë disa botues në Kosovë

Si po mashtrojnë disa botues në Kosovë

11:29, 16/11/2021

Shkruan: Berat Dakaj
 

I ka disa botues Kosova që bëjnë hile, që vazhdimisht përpiqen të mashtrojnë.

Disa njerëz edhe i mashtrojnë me lehtësi. Botojnë vepra dhe libra, i ribotojnë pastaj, kinse për herë të dytë e të tretë e të katërt brenda vitit dhe sërish mbesin taksapagues të vegjël sepse nuk arrijnë të shesin libra aq sa thonë. Me një fjalë, nuk bëjnë qarkullim vjetor mbi 30 000.00 euro. Dmth., nuk e arrijnë TVSh-në. Prandaj, për këtë shkak, i thashë dje disenjatores bëji shtatë kapakë të librit tim studimor “Dramat e Qosjes” dhe në secilin prej tyre, në kapakun para, bëje botimi i parë, i dytë, i tretë, i katërt, i pestë, i gjashtë, i shtatë.

Pse ta bësh këtë punë?!, - më pyeti.

Vetëm që të bëjmë shtatë shaka me disa botues që i mashtrojnë të tjerët me ribotimin e veprave e të librave që, pasi i shtypin 200 ekzemplarë të botimit të parë, i rishtypin nga 100 të tjerë pastaj dhe bëjnë jehonë.

E refuzoi këtë punë kjo vajzë e ndershme.

Edhe po t’i shtypësh nga 100 ekzemplarë për secilin libër me pamje të re, unë nuk e bëj këtë punë, - më tha.

As unë s’e bëj, as unë. Ishte, thjesht, një shaka imja për t’u treguar botuesve dhe lexuesve hilet e botuesve. Suksesi i botuesve raportohet në ATK. Aty i matin forcat.

Megjithatë, kjo hile është e suksesshme, por nuk është e ndershme.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco