Sot shënohet përvjetori i vdekjes së ‘Mbretëreshës së Malësorëve’

Sot shënohet përvjetori i vdekjes së ‘Mbretëreshës së Malësorëve’

12:41, 15/11/2021

Publicisti Enver Robelli ka postuar një shënim të shkurtër me rastin e përvjetorit të ndarjes nga jeta të Mary Edith Durham, shkruan Syri.net Kosova.

Si sot, më 15 nëntor 1944, ndërroi jetë Mary Edith Durham (1863-1944), shkrimtare dhe publiciste angleze. Pas udhëtimeve në botën shqiptare ajo shkroi vepra tepër të rëndësishme mbi historinë, politikën dhe jetën sociale të shqiptarëve, ka shkruar Robelli.

 Ajo ishte një grua e drejtë dhe e guximshme. Me shpirt human e me ndjenja fisnike, Edith Durham u angazhua për emancipimin dhe lirinë e shqiptarëve.

Nga krerët e fiseve shqiptare u quajt «Mbretëresha e malësorëve». Më 1921 vizitoi Ballkanin për herë të fundit, por simpatia e saj për shqiptarët mbeti e përjetshme. Ishte themeluese e Anglo-Albanian Association dhe u përpoq që përmes letrave dërguar mediave britanike të zgjojë vëmendjen e opinionit botëror mbi çështjen shqiptare.

Shtëpia e saj në Londër ishte vatër e miqve të shqiptarëve dhe mërgimtarëve shqiptarë.

Këto janë veprat e saj: Cambridge Natural History (1899), Through the Lands of the Serb (1904), The burden of the Balkans (1905), High Albania (1909), The Struggle for Scutari (1914), Twenty Years of Balkan Tangle (1920), The Sarajevo Crime (1925), Some Tribal Origins, Laws and Customs of the Balkans (1928).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco