Dalin detaje të reja nga xhirimet e filmit që rezultoi fatal, anëtari i ekipit padit Alec Baldwin

Dalin detaje të reja nga xhirimet e filmit që rezultoi fatal, anëtari i ekipit padit Alec Baldwin

09:46, 12/11/2021

Drejtori i ndriçimi për filmin Rust, Serge Svetnoy ka ngritur një padi për vrasjen fatale të Halina Hutchins nga Alec Baldwin, gjatë xhirimeve në New Mecixo, me pretendimin se ka pësuar dëmtim serioz emocional.

Padia e paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit emërton gati 24 të pandehur në lidhje me filmin, duke përfshirë aktorin Baldwin.

Midis tyre janë David Halls, ndihmës regjisori që i dha aktorit armën dhe Hannah Gutierrez Reed, e cila ishte përgjegjëse për armët në set.

Sipas The Guardian, Svetnoy tha gjithashtu se kishte parë armë të lëna në tokë disa ditë më parë dhe kishte paralajmëruar përgjegjësit.

Në padi, thuhet se në skenën që do të xhirohej nuk kërkohej që aktori të qëllonte por thjesht të drejtonre armën.

Avokati i Gutierrez-Reed, Jason Bowles, tha në një deklaratë: “Besojmë se skena është manipuluar edhe para se të mbërrinte policia. Ne po kërkojmë një hetim të plotë të të gjitha fakteve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco