Më 12 nëntor 1987, u nda nga jeta poeti Lasgush Poradeci

Më 12 nëntor 1987, u nda nga jeta poeti Lasgush Poradeci

09:38, 12/11/2021

Më 12 nëntor 1987, u nda nga jeta poeti Lasgush Poradeci.

34 vite të shkuara u largua prej kësaj jete poeti Lasgush Poradeci, siç ndahet flamuri prej lundrës në poezinë e tij.

Poeti, shkrimtari, përkthyesi shqiptar Llazar Sotir Gusho i njohur me emrin Lasgush Poradeci u lind më 27 dhjetor 1899 në Pogradec. Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë "Ylli i zemrës".

Ndër të tjera shkroi, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco