Qeveria mendon edhe për sportistët, balerinët dhe valltarët, ja shuma që ka ndarë

Qeveria mendon edhe për sportistët, balerinët dhe valltarët, ja shuma që ka ndarë

18:40, 11/11/2021

Qeveria e Kosovës ka menduar edhe për sportistë, balerinët dhe valltarët, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas një njoftimi nga MKRS, thuhet se me qëllim të përkrahjes së sportistëve, balerinëve dhe valltarëve të Republikës së Kosovës, inkurajimit për promovimin e sportit, baletit dhe vallëzimit si kontribues në mirëqenien shoqërore dhe ekonomike të vendit, si dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve të tyre, në kuadër të Pakos për Ringjalljen Ekonomike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë fondin e mbështetjes financiare publike për sportistët, balerinët dhe valltarët që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në territorin e Kosovës, në rast të lëndimeve fizike gjatë aktivitetit të tyre stërvitor dhe garues/performues.

"Vlera totale e Fondit për Shërimin dhe Rikuperimin e Lëndimeve Sportive për vitin 2021 është 50,000.00 EUR.
Aplikimet për mbështetje financiare për vitin 2021 pranohen deri me datën 22/11/2021 deri në orën 16:00.", thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco