‘Kur u shemb Teatri, në shtëpinë tonë nuk u qesh për 2 muaj’, Romir Zalla dhe Suela Bako në rrëfim të pazakontë

‘Kur u shemb Teatri, në shtëpinë tonë nuk u qesh për 2 muaj’, Romir Zalla dhe Suela Bako në rrëfim të pazakontë

22:52, 09/11/2021

Aktori Romir Zalla dhe regjisorja Suela Bako, që në jetën reale janë edhe bashkëshortë, të ftuar në emisionin A Show nga moderatori Adi Krasta në Syri Tv, kanë rrëfyer jetën e tyre personale, si dhe qasjen e tyre me artin.

Aktori Zalla tregoi sesi ata janë njohur, ku tregoi se më shumë i ka lidhur profesioni.

Ndërsa, regjisorja Bako u shpreh se shembja e Teatrit Kombëtar ishte një ngjarje shumë e rëndë, aq sa ajo tha se në shtëpinë e tyre nuk ka pasur të qeshura për dy muaj.

Romir Zalla: Brezi i ri duhet që të jepet shumë pas kulturës. Kur isha student në akademi, troket një profesor dhe më prezantoi me Suelën. Profesori më tha se duhet ta ndihmosh këtë vajzën. Pastaj, rrugës e studiova, e pashë, më pa dhe nisi gjithçka më pas. Unë besoj se na ka lidhur pasioni për profesionin.

Suela Bako: Ne protestuam për Teatrin dhe shembja e Teatrit ka qenë një dhimbje e madhe. Unë besoja vërtete që kontributi im në atë kauzë do të bënte që ajo godinë të mos shembej. Isha naive dhe besoja se do ta shpëtoja Teatrin.

Romir Zalla: Për Teatrin, ndjesia ime e fundit është zhgënjimi. Ishte zhgënjimi, sepse nuk mendoja kurrë që një fadromë do të ekzekutonte rrafshimin e dy godinave aq skuthe dhe të poshtër. I zgënjyer në radhë të parë nga kolegët. Teatri ishte loja. Aty në radhë të parë është një vjedhje, e një hapësire publike. Po vjedhin, është njësoj sikur xhepisti të fut dorën në xhep dhe i thua pse po vjedh. Është gabim që u shemb dhe u vjedh ditën për diell.

Suela Bako: Ajo ditë që është prishur godina e Teatrit, ishte një ditë e tmerrshme. Sikur edhe koha ishte me dramën që po ndodhte. Humbja që kemi ndjerë ishte si një gjë e shenjtë e shtëpisë. Mbase kam ndjerë të njëjtën dhimbje sikur kam humbur babanë dhe nuk është qeshur për dy muaj në shtëpi, sepse vetëm qanim e lotonim. Unë kam kohë që punoj me veten për të kapërcyer shembjen e Teatrit, sepse ne duhet të shkojmë përpara, që të kemi sfidë tjetër.

Romir Zalla: Ne kemi një studio, “Z-Studio” quhet dhe në të përfshihen shumë aktorë shqiptarë, nga të gjitha trojet shqipfolëse. Unë nuk mund të them dot se shqiptarët janë popull që nuk duan Teatrin, e duan, sidomos në Tiranë, por edhe në rrethe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco