Sukses i vërtetë! Filmi i ri i ‘Marvel’ thyen rekorde

Sukses i vërtetë! Filmi i ri i ‘Marvel’ thyen rekorde

17:58, 08/11/2021

Filmi me superheronj i Marvel. “Enternals”, kryesoi shitjet e biletave me një debutim prej 71 milionë dollarësh.

Sipas një raporti për nga ‘Variety’, prodhimi më i fundit nga Marvel Cinemativ Universe, nuk i përmbush pritjet pasi parashikimet vlerësonin se filmi do të arrinte në 75 deri në 80 milionë dollarë.

 

Filmi ka marrë vlerësime mesatare nga kritikët, me një rezultat mesatar prej 48% në Rotten Tomatoes, duke shënuar herën e parë që një film i Marvel ka marrë ndonjëherë një vlerësim ‘Rotten” në Tomatometer.

Enternals u përshtat më mirë me audiencën në Rotten Tomatoes, duke fituar një vlerësim prej 85%, por filmi mori vetëm një notë B në CinemaScore, që është më e ulëta për çdo film të Marvel.

 

Megjithatë, fundjava e hapjes së Enternal, ishte e katërta më e mirë për çdo publikim të epokës së pandemisë, duke u renditur pas filmave të tjerë të Marvel-it, Black Widow, (80.3 milionë dollarë) dhe Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings (75.3 milionë dollarë) dhe Venom: Let There Be Carnage (90 milionë dollarë), i cili u bazua në një personazh të Marvel Comics.

 

Filmi i drejtuar nga Chloe Zhao, gjithashtu fitoi 90.7 milionë dollarë në arkat ndërkombëtare për një fitim mbresëlënës global prej 161.7 milionë dollarë.

Filmi flet për Të Përjetshmit, një racë me bazë në tokë, të qenieve të pavdekshme me fuqi mbinjerëzore, të cilët dalin nga streha për të mbrojtur njerëzit nga armiqtë e tyre të lashtë, Deviantët.

 

Kasti i mbushur me yje përfshin Angelina Jolie, Gemma Chan, Salma Hayek, Richard Madden, Kit Harrington, Kumail Nanjiani, Lauren Ridloff, Brian Tyree Henry, Lia McHugh dhe Don Lee.

Filmi paraqet superheroin e parë të shurdhër të MCU, (Ridloff si Makkari) dhe superheroin e tij të parë haptazi homoseksual (Henry si Phastos) i cili ndan puthjen e parë të së njëjtës gjini në ekran me Haaz Sleiman, i cili luan bashkëshortin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco