Organizohet akademi mirënjohje për Shyqri Nimanin, në 80-vjetorin e lindjes

Organizohet akademi mirënjohje për Shyqri Nimanin, në 80-vjetorin e lindjes

18:38, 07/11/2021

Në qytetin e Gjakovës u mbajt Akademi mirënjohjeje për Prof.Dr. Shyqri Nimanin, organizuar në 80 vjetorin e tij të lindjes dhe 60 vjetorin e opusit multidisiplinar, nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dhe Shoqata ‘’Gjakova-Basel’’, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas njoftimit nga MKRS, përmes bashkëpunëtorëve dhe nga vet Nimani u fol për jetën dhe krijimtarinë e tij.

"Një njeri i rrallë, artist unik në fushën e arteve krijuese dhe shembull për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm për shoqërinë.
Shyqri Nimani njihet për karrierën e bujshme që ka lënë gjurmë artistike në vendin tonë, duke filluar me krijimin e logos së Grand Hotel, Kosova Film, simbolin e Universitetit të Prishtinës, deri tek kaligrafimi me dorë në pergamenë e Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Por gjithashtu për kontributin në arsim e shkencë. Ai  është një nga themeluesit e departamentit të Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka botuar disa nga monografitë reprezentative dhe më të rëndësishme mbi trashëgiminë kulturore shqiptare.", theksohet mes tjerash në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco