Musk ka menduar një strategji për shmangien e taksave, pyet ndjekësit nëse duhet të shesë aksionet...

Musk ka menduar një strategji për shmangien e taksave, pyet ndjekësit nëse duhet të shesë aksionet...

17:55, 07/11/2021

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk pyeti 62.5 milionë ndjekësit e tij në “Twitter” nëse ai duhet të shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla.

“Shumë është folur kohët e fundit për fitimet e parealizuara që janë një mjet për shmangien e taksave, kështu që unë propozoj të shes 10% të aksioneve të Tesla-s”, shkroi Musk në një postim në “Twitter” duke iu referuar një “takse miliarderësh” të propozuar nga demokratët në Senatin amerikan.

 

Musk shkroi në “Twitter” se do t’i përmbahej rezultateve të sondazhit.

Ai mori më shumë se 700,000 përgjigje brenda një ore pasi e postoi, me gati 56% të të anketuarve që miratuan propozimin për shitjen e aksioneve.

 

Shitja e 10% të aksioneve të tij do të arrinte afërsisht 21 miliardë dollarë, sipas llogaritjeve të ‘Reuters’.

Komentet nga Musk vijnë pas propozimit në Kongres për të taksuar pasuritë e miliarderëve për të ndihmuar për axhendën sociale dhe të ndryshimeve klimatike të Joe Biden.

 

“Vini re, unë nuk marr rrogë në para ose bonos nga askund. Unë kam vetëm aksione, kështu që e vetmja mënyrë që unë të paguaj taksat është të shes aksione”, tha Musk.

Kujtojmë se drejtori i Programit Ushqimor në OKB David Beasley tha se vetëm 2% e pasurisë së Elon Musk mund të zgjidhë çështjen e urisë në botë.

 

Lidhur me këtë deklaratë reagoi dhe Elon Musk.

Në një postim të fundit në “Twitter”, Musk ka shprehur se është i gatshëm që të dhurojë një pjesë të pasurisë së tij për t’i dhënë fund krizës së urisë në botë, mjafton që Organizata e Kombeve të Bashkuara t’i vërtetojë se si 6 miliardë dollarë do t’i japin fund krizës.

 

“Nëse Programi Botëror i Ushqimit mund të përshkruajë saktësisht se si 6 miliardë dollarë do të zgjidhin krizën e urisë, unë do të shes aksionet e Tesla-s tani dhe do ta bëj.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco