Shenja paralajmëruese e iPhone që tregon se po ju përgjojnë

Shenja paralajmëruese e iPhone që tregon se po ju përgjojnë

18:59, 04/11/2021

Iphonat kanë një shenjë paralajmëruese që tregojnë nëse një aplikacion po përdor kamerën tuaj.

Kjo është një nga metodat më të shkëlqyera për këdo që është ‘shqetësuar’ ndonjëherë se aplikacionet mund t’i spiunojnë ato.

iPhone juaj ka një kamerë në pjesën e përparme dhe të pasme, kështu që privatësia është e rëndësishme.

Megjithatë, nëse aplikacionet do të aktivizonin në mënyrë të fshehtë kamerën tuaj, atëherë kjo po që do të ishte një pushtim i madh sa i përket privatësisë.

Së fundmi, Apple ka ndërtuar  një sistem alarmi me ngjyra për t’ju njoftuar për mashtrime të tilla.

Një sistem pikash jeshile dhe portokalli në iPhone mund t’ju lajmërojnë sa herë që aktivizohet mikrofoni ose kamera juaj.

Pra, nëse ndonjë aplikacion ju regjistron, do ta dini këtë. Kjo veçori u shtua në iPhone në përditësimin e iOS 14, por mund të mos e keni vënë re më parë.

Një pikë e vogël jeshile shfaqet në këndin e sipërm djathtas të ekranit kur aktivizohet kamera.

Provoni të klikoni në aplikacionin tuaj të kamerës dhe shihni pikën jeshile që shfaqet. Do të shfaqet portokalli nëse mikrofoni është aktivizuar.

Faqja e mbështetjes së Apple  vë në dukje : “Ky tregues shfaqet si një katror portokalli nëse cilësimi Diferencimi pa ngjyra është i aktivizuar”.Duke rrëshqitur në Qendrën e Kontrollit, do të mund të shihni detaje se cili aplikacion po përdor mikrofonin.Nëse dyshoni se diçka po ndodh, duhet të kontrolloni lejet e aplikacionit te “Cilësimet”.

Për shembull, mund t’i mohoni aplikacionet specifike qasjen në mikrofonin ose kamerën tuaj.Dhe nëse jeni vërtet i shqetësuar, thjesht mund ta fshini aplikacionin fare.Mos harroni të siguroheni që e keni përditësuar iPhone tuaj në të paktën iOS 14 përpara se të provoni të përdorni funksionin.

Nëse e keni përditësuar kohët e fundit, me siguri po përdorni iOS 15 që është edhe më mirë.Për të kontrolluar, shkoni te Settings – General – Softëare Update dhe kërkoni versionin.Nëse disponohet një përditësim, duhet ta shkarkoni dhe instaloni për mbrojtjet më të fundit të sigurisë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco