'Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit', libri i ri i Jusuf Osmanit

'Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit', libri i ri i Jusuf Osmanit

19:01, 04/11/2021

Shkruan: Ibrahim Berisha

Studiuesi i paepur, dr. Jusuf Osmani, botoi projektin e tij jetësor. Shtatë vëllimet krijojnë identitetin shkencor, në një libër, që mund të përmblidhet në titullin: Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit: Muhaxhirët të shpërndarë, nisur nga Kosova e deri në Siri. Studiuesi Osmani ka strukturuar tematikat në shtatë libra: 1. Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit – Muhaxhirët 2. Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit, Vendbanimet në Kazatë: Kurshumli dhe Prokuple 3. Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit, Vendbanimet në Kazatë: Vranjë, Nish, Pirot dhe Tërn 4. Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit –  Vendbanimet në Kazanë e Leskovcit 5. Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit – Muhaxhirët, Shpërngulja dhe vendosja në Kosovë 6. Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit - Muhaxhirët, Shpërngulja në Turqi dhe në vende arabe dhe 7. Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit, Shpërngulja dhe vendosja në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Shqipëri. Isha shumë i nderuar, si redaktor i librave, të shoh nga afër, punën kolosale të Jusufit.

Studiuesi Osmani ka shfrytëzuar burime primare dhe sekondare arkivistike dhe bibliografike. Punë në terren. Është hulumtim mbi 50 vjet i autorit që ka vjelur burime nga  fondet e koleksioneve në 12 arkiva të njohura vendore dhe ndërkombëtare, që nga Londra, Ankaraja, Podgorica, Shkupi e deri te ai i Tiranës.

Përgëzime Jusuf dhe falemnderit për këtë thesar shkencor!

Noel Malalcolm, recensent: Përgjatë shumë dekadave, Jusuf Osmani ka mbledhur informacione në lidhje me popullatën shqiptare e cila dikur jetonte në Sanxhakun e Nishit – tani një zonë e gjerë e Serbisë së Jugut. Dëbimi i këtyre njerëzve në fund të shekullit të 19-të, që shkaktoi vdekjen e shumë njerëzve dhe zhvendosjen e të mbijetuarve, është një episod tragjik në historinë moderne të Ballkanit dhe fakti që është lënë pas dore nga vetë studimet historike është një padrejtësi historiografike. Informacionet e shumta të mbledhura këtu do të ndihmojnë për të korrigjuar atë padrejtësi. Gjithashtu, do të zgjerojë njohuritë tona për disa nga episodet më të errëta në historinë e marrëdhënieve serbo-shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco