Albin Kurti priti në takim Inva Mulën, diskutuan për zhvillimin e Operës së Kosovës

Albin Kurti priti në takim Inva Mulën, diskutuan për zhvillimin e Operës së Kosovës

18:53, 04/11/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim sopranon Inva Mula, me të cilën diskutuan për avancimin e profilit operistik në Kosovë dhe të institucionit të rëndësishëm e të sapothemeluar të Operës së Kosovës.

Kapacitetet e mëdha të skenës muzikore në Kosovë, me të gjithë profesionistët e profileve përkatëse muzikore dhe gjeneratat e reja plot talent e energji, u vlerësuan si bazë e fortë për zhvillimin e Operës së Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se do t’i përkrahë artistët dhe artin si dhe do të zhvilloi infrastrukturën e nevojshme për ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco