Zuckerberg e 'zbulon' se si mund të fitojnë para krijuesit në 'Metaverse'

Zuckerberg e 'zbulon' se si mund të fitojnë para krijuesit në 'Metaverse'

18:07, 03/11/2021

Mark Zuckerberg ka prezantuar javën e kaluar inovacionin më të ri të teknologjisë të quajtur Metaverse. Në fakt, miliarderi amerikan fillimisht tregoi se ka ndryshuar emrin e kompanisë nga Facebook në Meta.

Siç tha vetë Mark Zuckerberg javën e kaluar, “Në ADN-në tonë ne jemi një kompani që ndërton teknologji për të lidhur njerëzit, dhe metaverse është kufiri tjetër, ashtu si ishte rrjetet sociale kur filluam”.

Ai së fundi ka treguar edhe për risitë tjera që ka sjell rrjeti social për të inkurajuar krijuesit e ri.

“Ndërsa po ndërtojmë Metaverse, ne jemi të fokusuar në zhbllokimin e mundësive që krijuesit të fitojnë para nga puna e tyre. Tarifat prej 30 për qind që Apple merr për transaksionet e bëjnë më të vështirë për ta bërë këtë, kështu që ne po përditësojmë produktin tonë të Abonimeve, kështu që tani krijuesit mund të fitojnë më shumë”. Ne po lansojmë një lidhje promovuese për krijuesit për ofertën e tyre “Abonimet”. Kur njerëzit abonohen duke përdorur këtë lidhje, krijuesit do të mbajnë të gjitha paratë që fitojnë (minus taksat).

Krijuesit do të kenë më shumë pronësi mbi audiencën e tyre – ne po u japim atyre mundësinë që të ‘shkarkuar’ adresat e emailit të të gjithë abonentëve të tyre të rinj, shkruan telegrafi. Ne po lansojmë një program bonusi që paguan krijuesit për çdo abonues të ri që ata marrin si pjesë e investimit tonë prej 1 miliard dollarësh të shpallur këtë verë.

Zuckerberg ka paralajmëruar se në të ardhmen do të kemi edhe më shumë risi si pjesë e ndryshimeve thelbësore dhe teknologjisë më të zhvilluar në media sociale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco