Roland Sejko: Filmi im ‘Anija’ u bë 20 vjet pas eksodit, për shqiptarët Perëndimi ishte Italia

Roland Sejko: Filmi im ‘Anija’ u bë 20 vjet pas eksodit, për shqiptarët Perëndimi ishte Italia

22:19, 02/11/2021

Drejtori i Institutit Luce në Cinecitta në Romë, Roland Sejko, në një intervistë me moderatorin Adi Krasta në A Show në Syri Tv, foli për filmin e tij “Anija”, por edhe për jetën e tij në Itali.

Sejko thekson se filmi që ka bërë, “Anija” është prodhuar 20 vjet pas eksodit, duke shtuar se për shqiptarët, në fillimet e demokracisë, Perëndimi ishte Italia.

“Shqiptarët e njohin Italinë nëpërmjet RAI-t. Ikja e marsit ishte arratisje. Filmi im “Anija” tregon një djalosh, që ka ikur në Itali që në moshë të hershme dhe ai më vonë, pas disa vitesh shesh se ka ndryshuar Shqipëria dhe Italia. Shqiptarët fillimisht janë paragjykuar në shoqërinë italiane.

Unë besoj se në këtë film kam qenë afër me atë që tregohet aty, pasi është një emocion që e kam ndjerë. Shqiptarët janë të huaj, por sot nuk janë më të panjohur për shoqërinë. Premiera e parë e filmit u bë në Tiranë. Unë besoj se publiku është ai që e vlerëson filmin. Shqiptarët që ikën me anije ishin me fat, nuk pësuan ndonjë aksident në det, se do të ishte tragjedi”, u shpreh Sejko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco