Kujtohet regjisorja Berisha: Dëshmoi se regjia nuk është vetëm profesion i burrave

Kujtohet regjisorja Berisha: Dëshmoi se regjia nuk është vetëm profesion i burrave

14:33, 29/10/2021

Familjar, artistë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të institucioneve kanë kujtuar krijimtarinë dhe jetën e regjisores Burbuqe Berisha e cila ndërroi jetë të mërkurën.

Një prej femrave të para të diplomuara në regji u kujtua për punën e saj e suksesshme në fushën e artit. Në një mbledhje komemorative të mbajtur këtë të premte në Teatrin Kombëtar u tha se Burbuqe Berisha do të mbahet mend për kontributin e vazhdueshëm për Kosovën.

Zëvendësministrja e Kulturës, Daulina Osmani derisa ka folur për punën e regjisores.

“Sikur disa filma që përfundimin e kanë moment të papritur, ashtu ndodhi edhe me Buqen tonë. Ajo na la e iku, iku nga ne. Iku në momentin kur po shkonte në punë, punën që e donte aq shumë në Ministrinë e Kulturës Rinisë e Sportit, aty ku bashkohet arti, kultura, teatri e filmi, kjo tregon shumë për të. Buqja jonë mbante një bagazh të hatashëm të veprimtarisë artistike, një prej regjisore tona me të suksesshme, një prej femrave të para të diplomuara në regji, një prej luftëtareve të mëdha për të drejtat e përbashkëta dhe vlerave të shoqërisë tonë. Kontribuuese e denjë drejtë zhvillimit të institucioneve tona të kulturës dhe një prej shtyrësve e zhvillimit dhe edukimit të pedagogjisë. Veprimtaria e saj është shumë e vështirët të përfshihet në një fjalë rasti”, ka thënë Osmani.

Regjisorja Zana Hoxha, ka thënë se Buqja ka thyer tabutë e kohës duke dëshmuar se regjia nuk është profesion i burrave.

“Me durimin dhe këmbëngulësinë e saj na ka mundësuar që ne të realizojmë veprat tona. Nuk besoj që do të ishte e mundshme që ne shumica prej regjisoreve në veçanti gra të jemi këtu ku jemi sot, po mos të kishte qenë Buqja. Atë e kemi pa si personin që ja ka dalë, që i ka thyer tabutë që ky profesion është vetëm i burrave, ka thyer tabutë e kohës që regjia jo vetëm të shihet si një profesion gati i pa arritshëm por të vije në një pike ku sot të dominohet nga gratë”, tha Hoxha.

Ndërsa motra e regjisores, Trëndelina Berisha ka thënë se ndjehet e lumtur që Buqja ishte motra e saj ku edhe shoti se ajo e ka përmbushur misionin e saj për familjen dhe shtetin. Ajo ndau me të pranishmit disa nga momentet e fundit me Buqen.

“Ajo e ka ditur fundin e saj, kam përmend edhe dje, ju ka frikësuar shkallëve të ministrisë dhe e ka përmend të dielën gati dy jave, tha po u frikësohem shkallëve të ministrisë sepse e kam një shtrëngim në gjoks e nuk e di mos po mbesë, e unë aspak nuk e kam marrë serioze, e kam marrë që ka problem me shpindë dhe me qafë sepse rrinte shumë gjatë në kompjuter duke punuar dhe me të vërtetë e kish ditë ku e ka fundin”, ka thënë ajo[…]Natën e fundit ka qenë aq e lumtur, ka qenë në ministri deri vonë, ka folë me Sadetin kanë bërë hajgare në telefon, kish folë edhe me Anisën më vonë, edhe folëm diçka për disa obligime familjare dhe më tha unë nuk kam më kohë, dhe as e mërzitur as hiç, unë tha nuk kam kohë, e enjte, e premte, e shtunë, e diele koncerti nuk kam më kohë, në asnjë moment nuk meendova negativisht, nuk e mendova që po thotë se nuk ka më kohë me jetu, e tha në mënyrë të qartë, shumë në mënyrë të fort, me disponim por nuk kam më tha unë kohë, asaj ja ka nisë zemra”, ka thënë Berisha.

Ajo ka falënderuar kolegët dhe bashkëpunëtorët e Burbuqe Berishës me të cilët ajo ka punuar prej fillimit të karrierës së saj.

Regjisorja Burbuqe Berisha ndërroi jetë dy ditë me parë në ambientet e Ministrisë së Kulturës. Tërë jetën e saj Buqja ia kushtoi artit dhe kulturës. Në dy dekadat e fundit ka qenë udhëheqëse e institucioneve kulturore të nivelit nacional si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe si anëtare e këshillit drejtues të këtij institucioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco