'Prizrenit po iu kthehet fama e qytetit të artit'

'Prizrenit po iu kthehet fama e qytetit të artit'

19:42, 27/10/2021

Filmi 'PA VEND' i autorit Samir Karahoda, i mbështetur edhe nga Komuna e Prizrenit, është në mesin e pesë filmave më të mirë evropian, ka shkruar kështu kreu i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Sipas tij, duke u nominuar për çmimin prestigjioz të Akademisë Evropiane të Filmit, që nderon arritjet më të mëdha në kinematografinë evropiane, "PA VEND" ka shënuar edhe një histori. Rrugëtimi kishte filluar me premierën botërore në edicionin e 74-të të Festivalit të Filmit në Kanë, duke vazhduar me prezantimin e 'PA VEND' nëpër festivale prestigjioze në mbarë botën, e duke kurorëzuar suksesin me çmimin kryesor për filmin e shkurtër në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Përveç filmit “PA VEND”, sukseset e artistëve prizrenas vazhdojnë edhe në nivel vendi. 
Shfaqja “Provo edhe një herë, Sam”, prodhim i Teatrit “Bekim Fehmiu” të Prizrenit, është fitues i katërfishtë në Festivalin e Teatrove në Ferizaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco