Sonte në Teatrin e Tetovës, premiera 'Propozimi i Ariut' me regji të Elmaze Nurës

Sonte në Teatrin e Tetovës, premiera 'Propozimi i Ariut' me regji të Elmaze Nurës

17:51, 27/10/2021

Sonte në ora 19:00, në teatrin e Tetovës do të jepet premieria e shfaqes “Propozimi i ariut” nga autori Anton Chehov në regji të Elmaze Nura, njofton Syri.net Kosova.

Njoftimi për shfaqjen u dha edhe nga Teatri Tetovës nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Në këtë shfaqe do të interpretojnë aktorja e njohur nga Kosova, Albulena Kryeziu Bokshi dhe aktorët nga Tetova si Ardian Ejupi dhe Jetmir Arifi. Shfaqja është e stilit kamertal dhe numri i publikut do të jetë i kufizuar.

Kjo është shfaqja e tretë e regjisores Nura gjatë këtij viti. Ajo ka realizuar shfaqjet "Ana në Tropik" në Teatrin e Gjakovës dhe "Gratë në parlament" në Teatrin e Ferizajit.

"Ariu" pritet të jetë një premierë e veçantë me një koncept origjinal regjisorial dhe interpretim të nivelit të lartë artistik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco