Lindita Rugova dhe serbishtja në Universitetin e Prishtinës

Lindita Rugova dhe serbishtja në Universitetin e Prishtinës

12:16, 27/10/2021

Shkruan: Reshat Sahitaj

Projekte të shumta dhe shuma të mëdha ndahen për bashkëjtesë, harmoni ne mes shqiptarëve dhe serbëve, por nuk ndahen asnjê cent për luftën çlirimtare të UCK-së dhe pavarësinë e Kosovës.

Unë personalisht nuk i urrej serbët që jetojnê në Kosovë e te cilet deshirojnë të integrohen në shtetin e Kosovës. Nuk i urrej as serbët që jetojnê në Serbi e të cilët e pranojnë Kosovën shtet te pavarur.

Pse ne shqiptaret duhet t'i falim kriminelet serbë e ata te mos pendohen per krimet e tyre ndaj popullsisë se pafajshme shqiptare?! Pse në Graçanicë te mesohet kunder UCK-së dhe kunder pavarësisë se Kosovës e në Universitetin tonë na detyrojnë ta mesojmë gjuhen serbe e ta harrojmë te kaluarën e afërtë ?!

Lindita Rugova dekane e Fakultetit Filologjik deklaroi 26.10.2021 " Programi është i rëndësishëm sepse ndasitë gjuhësore në Kosovë janë zgjeruar gjatë disa dekadave dhe vazhdojnë të jenë endemike, duke reflektuar armiqësi të vazhdueshme ndëretnike".

Bazuar në deklratën e saj dhënë Beogradit rezulton se vetem ne shqiptaret po shprehim urrejtje ndaj serbëve. Në anën tjeter studenti i saj Armend Gecaj dje poashtu deklaroi: " “Pavarësisht luftërave të përgjakshme mes vendeve të ish-Jugosllavisë, veçanërisht luftës midis Kosovës dhe Serbisë dhe tensioneve të vazhdueshme mes tyre, programi po ndihmon në afrimin e shqiptarëve dhe serbëve”.

Pse ky student nuk kerkon që edhe serbet se pari ta pranojnë shtetin tonë, presidentin tonë, kryeministrinë tonë e pastaj t'i largojmë barrierat bashkarisht.

Serbia është aktive në çdo fushë që ta rikthej jo vetem Kosovën në një krahinë te zgjëruar, por edhe rikthimine gjuhesh, kultures...

Shtrohet pyetja: A e duam shtetin tonë , apo deshirojmê rikthimin e kultures dhe ushtrisë serbe në Kosovë?

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco