Kosova e shpall filmin 'interes i veçantë shtetëror'

Kosova e shpall filmin 'interes i veçantë shtetëror'

20:02, 26/10/2021

Pikërisht sot, në ditën kur filmi “Pa Vend” nga regjisori Samir Karahoda u nominua për filmin më të mirë evropian për këtë vit nga Akademia Evropiane e Filmit, ne në Ministrinë e Kulturës morëm propozimin për shpalljen e filmit interes të veçantë shtetëror, shkruan Syri.net Kosova.

Në takim me grupin punues për kinematografi të përbërë nga Lum Çitaku (QKK), Ilir Gjocaj (KosovaFilm), Fatos Berisha (PriFest), Fatmir Spahiu (Aktor/Producent), Veton Nurkollari (DokuFest), Kaltrina Krasniqi (Shoqata e Producentëve), dhe Yll Uka (Shoqata e Producentëve), ministrit Çeku iu dorëzua zyrtarisht dokumenti që propozon shpalljen e Filmit Interes i Veçantë Shtetëror.

"Republika e Kosovës po përfaqësohet në gjithë botën përmes kinematografisë. Regjisorët tanë, me sukseset e vazhdueshme në festivalet të rëndësishme ndërkombëtare po bëjnë histori. Entuziazmi dhe puna e palodhshme e komunitetit filmbërës që ka sjellë këto arritje të jashtëzakonshme po vlerësohen lartë nga juritë dhe akademitë e shteteve me traditë në kinematografi. 
Shpallja e Filmit Interes i Veçantë Shtetëror ka për qëllim që t’i mobilizoj kapacitetet shtetërore për t’i dhënë filmit kosovar mbështetjen që e meriton. Dokument i propozuar përshkruan në vija të trasha hapat e nevojshëm që duhen ndërmarrë Qeveria dhe institucionet për ta bërë kinematografinë fushë me interes të veçantë shtetëror", theksohet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco