Asetet e trashëgimisë kulturore po vazhdojnë të restaurohen

Asetet e trashëgimisë kulturore po vazhdojnë të restaurohen

15:38, 26/10/2021

Në kuadër të investimeve kapitale të Ministrisë së Kulturës, në fushën e trashëgimisë kulturore po vazhdojnë ndërhyrjet restauruese në asete të trashëgimisë kulturore.

Një prej tyre është Kinemaja e parë e qytetit të Prizrenit. Në atë ndërtesë për herë të parë është mësuar zanati i projeksionit të filmave, ndërsa pas një kohe shumë të gjatë dhe gjendjes së rënduar që ndodhej, përmes ndërhyrjeve restauruese do ti rikthehen vlerat dhe shkëlqimi.

Punimet që po bëhen këtu i ndoqën nga afër edhe Ministri i kulturës, Hajrulla Çeku, Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe këshilltarja e ministrit, Nora Arapi Krasniqi.

Vizitën e vazhduan në kompleksin e Katedrales Zonjës Ndihmëtare, ku janë duke u zhvilluar hulumtimet arkeologjike në krahun jugor të katedrales. Këto hulumtime kanë zbuluar dëshmi shumë të rëndësishme për lashtësinë e civilizimit në Prizren.

Një tjetër aset i TK që po restaurohet është Kompleksi i Hanit të Haraqisë në qendrën e vjetër të Gjakovës. Ai paraqet një nga të paktët shembuj nga kultura e bujtinave të shekullit 19 që i kanë mbijetuar kohës dhe transformimeve shoqërore e ekonomike. Këto ndërtesa përpos që shërbyen si vend takime për tregtarët e huaj e vendor, kanë shërbyer edhe si vend i shkëmbimit të kulturave të ndryshme përmes zhvillimit të tregtisë, kështu duke lidhur qytetet tona me vendet fqinje e përtej. Kompleksi i Hanit të Haraqisë sot vazhdon të funksionoj si ndërtesë hoteliere, por me një kombinim të shërbimeve në përputhje me kërkesat e kohës, të shoqëruar me ambientin autentik të kompleksit.

Këto ndërhyrje do të kontribuojnë që vlerat e trashëgimisë sonë të përbashkët të ruhen për brezat e ardhshëm, por njëkohësisht do të mundësojnë që këto vlera të transferohen në potencial për zhvillim shoqëror e ekonomik

Krahas këtyre projekteve, në Komunën e Gjakovës janë duke u zhvilluar ndërhyrje emergjente në 5 asetet të tjera. Kursë në Prizren krahas Kinemasë së Parë, janë duke u zhvilluar ndërhyrje restauruese në dy shtëpi në rrugën Marlin Barleti, ndërsa së shpejti pritet fillimi i ndërhyrjeve në shtëpi tradicionale brenda qendrës historike të Prizrenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco