Nesër në Teatrin e Tetovës jepet premiera e shfaqes 'Propozimi i ariut'

Nesër në Teatrin e Tetovës jepet premiera e shfaqes 'Propozimi i ariut'

14:45, 26/10/2021

Të mërkurën (27.10.2021) në ora 19:00, në teatrin e Tetovës do të jepet premieria e shfaqes “Propozimi i ariut” nga autori Anton Chehov në regji të Elmaze Nura, njofton Syri.net.

Në këtë shfaqe do të interpretojnë aktorja e njohur nga Kosova, Albulena Kryeziu Bokshi dhe aktorët nga Tetova si Ardian Ejupi dhe Jetmir Arifi. Shfaqja është e stilit kamertal dhe numri i publikut do të jetë i kufizuar. 

Kjo është shfaqja e tretë e regjisores Nura gjatë këtij viti. Ajo ka realizuar shfaqjet "Ana në Tropik" në Teatrin e Gjakovës dhe "Gratë në parlament" në Teatrin e Ferizajit.

"Ariu" pritet të jetë një premierë e veçantë me një koncept origjinal regjisorial dhe interpretim të nivelit të lartë artistik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco