Piktura të mahnitshme nga Ledori, talenti 15 vjeçar do t’iu lë pa fjalë me artin e tij

Piktura të mahnitshme nga Ledori, talenti 15 vjeçar do t’iu lë pa fjalë me artin e tij

18:14, 25/10/2021

Është shumë i ri në moshë, por, kjo gjë nuk e penalizon aspak Ledor Zylfijaj që të mahnit të tjerët, kur në duar kap lapsin e letrën.

Ai ka një stil shumë unik në pikturë, që e veçon prej të tjerëve dhe bën diferencën në çdo nivel të artit, shkruan Syri Kosova.

Ndonëse të tjerët bëjnë piktura të zakonshme, me një natyrë apo ndonjë zog, Ledori ka tjetër dimension, pasi, është shumë i fokusuar në artin aziatik, duke pikturuar personazhe filmash të animuar, e të tjera, që kanë të bëjnë me pamjen e personave qofshin ata japonez apo korean.

Në fakt, Ledori njihet edhe për stilin aziatik dhe pasionin e tij e ka rritur me mësimin e gjuhës japoneze.

Edhe ngjyrat që ai përdor në vizatimet e tij janë shumë unike, të gërshetuara me detaje që të bën të mendosh dy herë, nëse janë piktura të bëra me dorë, apo 3D.

Ja pikturat, binduni vet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco