Një temë shumë emocionale dhe shumë e ndjeshme/ Në filmin 'Unë si Ti' gjithkush e gjen veten

Një temë shumë emocionale dhe shumë e ndjeshme/ Në filmin 'Unë si Ti' gjithkush e gjen veten

13:35, 21/10/2021

Në emisionin në SYRI.TV këtë mëngjes ishte e ftuar Najada Elmazi për të folur për filmin e saj dedikuar fëmijëve jetim ‘Unë si Ti’.

Flavio Qarri: Dua të dijë si ka filluar zanafilla e këtij filmi?

Elmazi: Me skenarin e filmit është marrë Luan Kryeziu. Është një temë që ne kemi folur në lidhje me birësimin, fëmijët e jetimores, një temë sociale. Pra ka qënë një bisedë siç nisin gjithë idetë në kafe dhe pastaj rrugës ato plotësohen.

Flavio Qarri: Në skenar ka një autorësi tjetër apo është mes teje dhe Luan Kryeziut?

Elmazi: Në fakt kemi diskuatuar temën. Pastaj me zhvillim me dialogun është marrë Luani. Dhe në sheshxhirim ato fillojnë të përshtaten.

Flavio Qarri: Është mbi të gjitha shumë kreative gjetja e temës. Kemi të bëjmë me një familje që nuk mund të ketë fëmijë dhe sigurisht që ta zhvillojë konfliktin është burri biologjik që kërkon të lind fëmijë me një grua tjetër?

Elmazi: Saktë e the. Po ndodh një përplasje, një mosmarrveshje ndërmjet çifitit të cilët nuk mund të kenë fëmijë dhe kjo lidhet dhe me tabutë me paragjykimet që ne kemi në Shqipëri për të marrë një fëmijë të adoptuar. Dhe këtu fillon gjithë historia. Dhe një nga pikat kryesore është se ne fillojmë të fajsojmë partnerin. Mungon bashkëpunimi apo mirëkuptimi. Dhe ndërkohë burri mendon se është gruaja duke qënë  se ajo është më tolerante më kuptueshme,  Jona. Jona në film është në rolin e mjekes është më afër humanes më afër të kuptueshme të kësaj situate. Ajo e mban të fshehtë se për burrin e di se është e rëndë të pranoj se ai nuk mundet të ketë fëmijë biologjik deri sa në fund sqarohet e gjithë situata dhe e vërteta.

Flavio Qarri: A mendon ti se tek filmi ‘Unë si Ti’ është një lexim tjetër i çifti shqiptar të dekadës së dytë të viteve 2000?

Elmazi: Patjetër se ka të bëjë me marrëdhëniet në çift. Ka të bëjë me vështirësitë në lindje, me rritjen e sterilitetit. Por gjithësesi ka të bëj me adoptimin nga ana humane. Trajton dhe tematikën e kohës siç thamë dhe të familjes shqiptare janë shumë gjëra brenda.

Flavio Qarri: A keni bërë ndonjë koment përsa i përket birësimit nëse do e kishit bërë këtë gjë?

Elmazi: Është një temë shumë e ndjeshme sepse ne kemi xhiruar tek 'Shtëpia e Fëmijës' në Sarandë. Jemi munduar që fytyrat e fëmijëve ti mbajmë anonime për shumë arsye. Ka qënë një temë shumë e ndjeshme sepse dhe një pjesë e  stafit kanë histori të tilla. Një pjesë prekeshin dhe gjatë premierës që ne kishim. Ka pasur shumë nga salla që janë përlotur. Është një temë shumë emocionale dhe shumë e ndjeshme. Një temë që kushdo mund të gjejë veten.

Flavio Qarri: Ato si puna ime që duan ta shoin a e kanë mundësi dhe ku?

Elmazi: Momentalisht jo sepse kjo ishte një premierë ndërkombëtare. Ne do vazhdojmë të proçedojmë me festivale si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pasi të konsumohet pjesa e festivaleve, pasi filmi ka një të mirë se mbijeton pasi që nga momenti i xhirimit apo përfundimit të tij dhe për arsye të pandemisë na është dashur ta shtyjmë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco