Për diskriminimin, Facebook do paguajë gjobën 14 milionë dollarëshe

Për diskriminimin, Facebook do paguajë gjobën 14 milionë dollarëshe

16:45, 20/10/2021

Facebook arrin marrëveshje me autoritetet amerikane, të cilat e akuzuan se kishte rezervuar në mënyrë të paligjshme, vende pune për emigrantët të cilët po sponsorizonte për të marrë kartonin e gjelbër, duke penalizuar në këtë mënyrë forcë e punës amerikane.

Marrëveshja parashikon pagesën e 14.3 milionë dollarëve, nga të cilat 4.75 milionë do i jepen qeverisë amerikane dhe 9.5 milionë viktimave të supozuara të këtij diskriminimi.

Qeveria amerikane këmbëngul se Facebook ka krijuar qëllimisht një sistem punësimi në të cilin i ka mohuar punëtorëve të kualifikuar amerikanë, një mundësi të barabartë që të ishin në dijeni për vendet e punës dhe të aplikonin për punësim. Dhe në rastet që qytetarë amerikanë kanë dorëzuar dokumentacionin dhe kërkesën për punësim, ato nuk janë marrë në konsideratë për pozicionet që ishin në dispozicion.

Thënë më thjesht, Facebook ka rezervuar vende pune për ata që kishin viza të përkohshme pune. Ky denoncim është kryer nga administrata e ish presidentit Donald Trimp, shkruan abcnwes.al. Në qendër të debatit janë viza të tipit H-1B, që përdoren gjerësisht nga programatorët e softuer dhe nga nëpunës të tjerë të shoqërive kryesore teknologjike amerikane, për të punësuar persona me kualifikime specifike, por që vinin nga vende të huaja.

Dhe pse Facebook këmbëngul se ka përmbushur standardet e qeverisë, pranoi të paguajë gjobën dhe të hapë dyert e zyrave dhe për qytetarët amerikanë. Gjoba është më e madhja – e paguar ndonjëherë – në 35 vite histori të normave kundër diskriminimit në punësime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco