‘The Albanian Virgin’, filmi më i ri shqiptar ‘premton’ sukses të garantuar në kinematografinë botërore

‘The Albanian Virgin’, filmi më i ri shqiptar ‘premton’ sukses të garantuar në kinematografinë botërore

17:00, 18/10/2021

Filmi më i ri shqiptar i titulluar “The Albanian Virgin” u prezanta në edicionin e këtij viti në Festivalin prestigjoz të filmit në Varshavë.

Regjisori i këtij projekti ëshët Bujar Alimani i cili ka sjellë protagonisten kryesore aktoren nga Kosova, Rina Krasniqi.

Kjo e fundit ishte e ftuar në emisionin “Nëpër Film” ku dha më shumë detaje rreth këtij filmi në përgjithësi.

“Është vërtetë një punë e madhe që e kemi bërë të gjithë si ekip dhe si produksion. Mezi kemi pritur që ta kemi premierën e filmit e aq më pak ku kjo ndodhi në një festival prestigjioz të kategorisë A, siç është festivali i Varshavës. Është një ndjenjë jashtëzakonisht përmbushëse, shumë e ngrohtë, me dashuri dhe unë ende po ndihem e emocionuar për këtë.

Roli kryesor i Luanës, pra personazhi të cilin unë e luaj në film është një person aq kompleks e i thellë, dhe filmi në esenë trajton shumë çështje dualiste, njësoj sikurse transformimi i Luanës në karakter, në kontekstin e një vajze super femërore nga një fshat rural në Malësi, e cila më pas bëhet burrneshë. Në thelb filmi ngërthen në vete shumë dinamika tjera.

"Pra, është një histori dashurie e cila nuk mund të manifestohet në mënyrën e duhur, pastaj e kemi hakmarrjen, gjakmarrjen, familjen dhe nderin, që është gjëja kryesore dhe motivi më primarë në Kanun”, tha aktorja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco