Pritet me kritika filmi për Dianën: I turpshëm, është përdhosur figura e princeshës

Pritet me kritika filmi për Dianën: I turpshëm, është përdhosur figura e princeshës

20:42, 10/10/2021

Zërat e ekspertëve nga pallati mbretëror kanë dyshime mbi filmin që pritet të shfaqet në kinema pas disa ditësh për princesh Dianën.

Rolin e princeshës në film do e mbajë aktorja Kristen Stewart.

Sipas tyre, filmi i heq princeshës së ndjerë Diana respektin dhe dinjitetin. 

“Spencer” e portretizon Dianën si një grua emocionalisht të paqëndrueshme, të thyer, e cila lëndon veten para djalit William, raporton Class.

Ekspertët theksojnë faktin se djemtë e së ndjerës, William dhe Harry, do të shqetësohen nga skenat ku tregohet se si Diana ndërroi jetë në një aksident automobilistik në Paris.

Në pjesë të tjera të filmit detajohet bulimia dhe përjetimi i haluçinacione për vdekjen e saj. 

“Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Krejt e panevojshme.

William dhe Harry do të zemërohen shumë dhe do të lëndohen për këtë”,- tha Ingrid Seward, pjesëtare e stafit të Familjes Mbretërore, raporton Class.

Në film, princesha e popullit, Diana, përpiqet që të kapërcejë ndjesitë e saj negative. E veshur me fustane mahnitëse dhe kostume markash, në film Diana largohet gjithnjë e më shumë nga detyrimet emocionale dhe paparacët e pamëshirshëm.

Filmi “Spencer” nga ‘Neon’ dhe ‘Topic Studios’, do të dalë në kinema më 5 nëntor. Skenari u shkrua nga krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco